Wed, Oct 16, 2024

Shëngjin: 16 emigrantët e parë arrijnë në Shqipëri për strehim në kampet italiane

  • PublishedOctober 16, 2024

Prej të mërkurës, më 16 tetor, janë hapur zyrtarisht qendrat e emigrantëve në dhe Gjadër të Lezhës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord – 10 nga Egjipti dhe 6 nga Bangladeshi – zbarkoi rreth orës 8:00 të mëngjesit në Portin e Shëngjinit.

Pas përfundimit të procedurave brenda anijes, rreth orës 10:00 refugjatët, nën shoqërinë e forcave të sigurisë italiane, zbritën grupe-grupe dhe u vendosën në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit. Ata do të qëndrojnë në karantinë për disa orë, gjatë të cilave do të kryhet verifikimi i identitetit dhe kontrolli shëndetësor; më pas, me autobus, do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Ky operacion, i pari i këtij lloji, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku krahas autoriteteve italiane ishte e pranishme edhe policia shqiptare. Mbërritja e kontingjentit të parë të emigrantëve në Lezhë tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave të huaja. Shumë gazetarë dhe operatorë ndoqën nga afër këtë proces, që ishte i pari i këtij lloji në Evropë.

Ky zhvillim solli reagime edhe nga aktivistët e shoqërisë civile në Lezhë, të cilët organizuan një protestë simbolike para ambienteve të Portit të Shëngjinit për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të qeverisë.

“Ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni. Kjo është ajo që kanë ngritur – një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg.” tha , aktiviste e shoqërisë civile.

“Sipas ligjit europian, emigrantët që kërkojnë azil nuk mund të mbahen të burgosur deri sa të verifikohet identiteti i tyre. Megjithatë, do të mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi,” shtoi ajo.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua më 6 nëntor 2023 në Romë, mes kryeministrit dhe kryeministres italiane , dhe ngjalli debate të shumta në të dy anët e Adriatikut. Pavarësisht kundërshtimeve, ajo u ratifikua me shumicë votash nga parlamentet e të dy vendeve.

Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane, e cila do të qëndrojë midis ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve.

Aktualisht, kapaciteti i kampit nuk i kalon 400 vende, por ai do të zgjerohet në muajt në vijim, pasi deri tani janë përfunduar vetëm 70% e punimeve.