Top Story/ “Gjykata kushtetuese ishte digë për qeverinë”, Bushati polemizon me Zhejin: Reforma në drejtësi është ajo e plepave të Berishës
Gjatë një debati në Top Story për reformën në drejtësi, Andi Bushati polemizoi me Artur Zhejin, duke thënë se drejtësia ishte më mirë përpara reformës.
Ai u shpreh se gjykata kushtetuese ishte një digë kundër qeverive të Berishës dhe Ramës, teksa reformën e re në drejtësi e krahasoi me një “mullar që e merr lumi”.
“Ne kemi treguar që dimë më shumë. Kishim një Gjykatë Kushtetuese që ishte digë kundër qeverive, edhe kur ishte Berisha, edhe Rama, kur qeveritë kërkonin të shtonin kompetencat e tyre kundër kushtetueses. E shkatërruam këtë digë dhe krijuam një mullar që e merr lumi me vete.
Ne kishim 30 vite që gjykatat tona nuk jepnin dëshmi të rreme të manipuluara nga policia. Reforma në drejtësi është reforma e plepave të Sali Berishës. E bëmë më keq se ajo që kishim”, u shpreh Bushati.
AlbaniaWeb.net