Thu, Oct 17, 2024

Dhuna barbare në lokal! Pas dorëzimit, Klea Prenga i fal motrat Berisha?

  • PublishedOctober 17, 2024

Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës (lexo këtu).

Lidhur me vetëdorëzimin e motrave Berisha në polici është aluduar për një pajtim të mundësh mes vajzave dhe heqjen e kallëzimit në polici të Kleas.

Për këtë vetëm pak më parë Klea ka reaguar në rrjete sociale se nuk ka ndodhur asnjë pajtim dhe se kërkon drejtësi të plotë për dëmet fizike dhe psikologjike që i janë shkaktuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë. Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.