Do të bashkohet me Liverpool, portieri gjeorgjian: Më tërhoqi projekti i The Reds
Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili, do të largohet nga Valencia në fund të sezonit, për t’u bashkuar me skuadrën e Liverpool. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mamardashvili ka treguar arsyen se përse zgjodhi The Reds.
“Unë u tërhoqa nga projekti i Liverpool-it kur përfaqësuesit e klubit u takuan me mua për të firmosur. Unë do të luftoj për vendin e titullarit, edhe pse portieri aktual nuk ka në plan që të largohet” – tha ai. 24-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon.
(J.S/)