Sat, Nov 23, 2024

Estetistet që përdornin botoks kontrabandë në klinika, mes tyre Senera Hoxha

  • PublishedOctober 17, 2024

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës për përdorimin e botoksit kontrabandë nxjerr emra të tjera të estetisteve të njohura në vend.

Një ndër to është Senera Hoxha, e cila ka qendrën estetike që ndodhet në Rrugën e Dibrës dhe shet produktin e botoksit, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Edhe Kozeta Bakaj shet produktin botoks, që e blend he importon nga Italia. Bakaj e shpërndan vetë botoksin në klinika të ndryshme ose nëpërmjet një vajzë, të identifikuar të “Instagram” si “_elaalla_”.

Një ndër tregtarët kryesorë të shitjes së produktit botoks në Shqipëri është edhe “Doctors Hospital”, thuhet në dosje.

Ndërsa Xhuljana Mahmutaj në klinikën estetike “Luar Clinic” pranë stadiumit “Dinamo” injekton botoksin pa qenë e specializuar për këtë shërbim estetik”.



AlbaniaWeb.net