MUNDJE/ 2300 sportistë nga 80 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria organizon për herë të parë Kampionatin Botëror për të rritur
Pasi shkroi historinë në Lojërat Olimpike, kur për here të pare Shqipëria siguroi dy medalje, Federata Shqiptare e Mundjes, do të sjell për herë të parë “Kampionatin Botëror për të rritur”, “Kongresin Botëror të Mundjes” si dhe për here të dytë Kampionatin Botëror U23.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 80 shteteve , nga ku prezentë do të jenë plot 2300 sportistë dhe trajnere nga e gjithë bota.
Kongresi Botëror i mundjes do ti sjelli Shqipërise plot 117 shtete pjesëmarrëse dhe 200 Delegate nga e gjithë bota të cilet janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes.
-“Kampionati Botëror U23” do të zhvillohet në datat 21 -27 Tetor pranë ambienteve të “Parkut Olimpik Feti Borova”
-“Kampionati Botëror për të rritur”(Peshat jo olimpike) do të zhvillohet në datat 21 -27 Tetor pranë ambienteve të “Parkut Olimpik Feti Borova”
-Kongresi Botëror i Mundjes do të zhvillohet në datën 27 Tetor ora 08;30-09:00 pranë Ajman Park, Shijak.
Ekipi Kombëtar do të përfaqësohet nga këta sportiste ;
Kampionati Botëror U23
Kategoria Greko Roman
- Daniel Dajani 67 kg
- Amarildo Laska 63 kg
- Julijan Shehu 87 kg
- Klodjan Shehu 77 kg
- Ardit Zeneli 72 kg
- Andi Muca 55 kg
Kategoria Stili i Lirë Kategoria e Femrave
- Arjan Danaj 79 kg Esmeralda Nela 53 kg
- Altin Ganci 86 kg Kleona Shabani 65 kg
- Klevis Koceku 74 kg ?
- Endrio Avdyli 61 kg
- Klevis Preci 65 kg
Kampionati Botëror për të Rritur (Peshat Jo Olimpike )
Kategoria Greko Roman
- Kevin Kupi 82 kg
- Jurgen Uku 63 kg
- Bajram Sina 55 kg
- Gjete Prenga 72 kg
Kategoria Stil i Lirë Kategoria e Femrave
- Endrio Avdyli 61 kg Albina Drazhi 65 kg
- Orges Lila 79 kg
- Marjus Malko 92 kg
- Eriglent Prizreni 70 kg
Trajnere të ekipit Kombëtar
Ermal Kryeziu
Altin Shtjefni
Oltian Karaj
Leonard Cakmashi