Thu, Oct 17, 2024

Nga zgjedhja e emrit të djalit te lindja në Austri, rrëfehet Evi Reçi

  • PublishedOctober 17, 2024

Këngëtarja Evi Reçi, e cila u bë nënë pak javë më parë, ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj dhe mëmësia si një eksperiencë e re për të. Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në TAR, aho u shpreh se ishte ajo që zgjodhi emrin e djalit, pasi kishte disa kuptime.

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë”

Ajo po ashtu iu përgjigj pyetjes se përse vendosi që procesin e lindjes ta bënte në Austri edhe pse muajt e saj të shtatzënisë ajo i kaloi në Shqipëri.

“Në Shqipëri kam pasur një shtatëzani shumë aktive. Uroj që çdo grua që është shtatzënë ta kalojë kështu sepse kur je shtatzanë nuk je sëmurë. Mund të kesh komplikime patjetër por kur je mirë është okej të jesh aktive dhe unë të gjitha kontrollet i kam kryer në Shqipëri më pas dy muaj rreth fundit që u spostova në Austri ishte për shkak të komoditetit që mu ofrua këtej. Jo se në Shqipëri nuk do e kisha por kishte një protokoll pak më ndryshe. Shteti austriak më pas vendoste edhe një mami krejtësisht falas për të ardhur në shtëpi dhe mua një deri dy herë në javë më vjen një grua e cila kontrollon fëmijën. Patjetër edhe lindja që unë kalova, ditën që unë do lindja ishte pak e vështirë sepse doja të bëja një lindje natyrale por nuk ndodhi ashtu. Gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Edhe për faktin praktik që Kledi është me letrat austriake”