Fri, Oct 18, 2024

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal

  • PublishedOctober 18, 2024

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku u vra Andi Maloku.

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.



AlbaniaWeb.net