E ardhmja e Sane, drejtori sportiv i Bayern: Jemi në kontakt me agjentin
Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munichut, foli për Sky Sport Deutschland, duke u ndalur tek e ardhmja e Leroy Sane, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.
“Është e rëndësishme në këtë moment që ai të ndihet sërish rehat në shtëpi dhe mund të tregojë se çfarë është i aftë të bëjë në fushë.
Ne jemi në kontakt me agjentin e tij dhe sapo të merret një vendim, ne do ta bëjmë publik”- tha Eberl. Në karrierën e tij, Sané luajti 179 ndeshje për Bayern Munich, 135 për Manchester Cityn dhe 57 për Schalke 04.
(J.S/)