U kualifikuan në Kupë me goleadë, Kukësi vjen i zhbllokuar në sulm ndaj krutanëve
Kukësi vjen me një moral të lartë përpara sfidës me Kastriotin në kampionat, për shkak të kualifikimit në Kupë me një rezultat 6-0 kundër Albanëve.
Edhe pse kundërshtari ishte modest dhe kualifikimi cilësohej si një formalitet, në Kukës prisnin zhbllokimin e sulmuesve dhe lojtarët e tjerë, për të hequr varësinë nga kapiteni Mario Beshiraj. Siç dihet, ekipi kanë qenë i varur nga kapiteni i tyre, pasi nga 6 golat e shënuar këtë sezon, 5 mbajnë autorësinë e Beshirajt dhe vetëm një ka realizuar Klevis Hilaj. Në Kupë, vunë emrin e tyre në listën e golashënuesve edhe 3 futbollistë të tjerë, Viktor me Metanin me nga një dopietë, si dhe Mejdani që realizoi një gol, pasi Hilaj kishte shënuar në kampionat.
Jo pa qëllim, Çela la në pankinë Beshirajn, për t’u dhënë mundësinë të tjerëve të kalonin ngërçin me golat. Ndaj, verilindorët vijnë ndryshe me Kastriotin këtë fundjavë, ku shpresojnë që me golat e shënuar në Kupë, lojtarët të zhbllokohen edhe në kampionat. Kukësi vjen ndaj krutanëve pas një humbje në Pogradec dhe kërkohet menjëherë kthesa për të mos zbritur më poshtë në klasifikim. Siç dihet, objektivi primar i bluve është qëndrimi në të Parën.