Sun, Nov 24, 2024

Zgjedhjet presidenciale/ Si do votojnë amerikanët? “Të fiksuar” me votimin e hershëm duke mos pritur datën 5 nëntor

  • PublishedOctober 18, 2024

Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë e votës këtë vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Jo të gjithë e kanë megjithatë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese saktësisht në atë ditë.

Atëherë, çfarë ndodh me këtë kategori votuesish? Qytetarët amerikanë kanë mundësinë që përpos votës në ditën e qendrën e votimit në ditën e zgjedhjeve, të shfrytëzojnë votimet e hershme ose edhe ato me votë, edhe pse rregullat ndryshojnë nga shteti në shtet.

Zakonisht, miliona amerikane preferojnë mënyrën tradicionale të qendrave te votimit. Megjithatë, në 2020, pak më shumë se gjysma e amerikanëve votuan në një qendër votimi, por vetëm 27 për qind e tyre votuan në ditën e zgjedhjeve.

Votimi i hershëm në një qendër votimi po bëhet metoda e preferuar e amerikanëve dhe pothuajse të gjitha shtetet e lejojnë atë.

Në vitin 2000, 40 për qind e amerikanëve kishin mundësi të votonin para kohe, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, këtë mundësi e kanë 97 për qind e tyre.

Ashtu si në ditën e zgjedhjeve, ata që duan të votojnë para datës 5 nëntor, duhet të shkojnë fizikisht në një qendër votimi.

Në shtete si Illinoi votuesit e kanë patur këtë mundësi që nga fundi i shtatorit, por në disa shtete tjera votimet e hershme nisin vetëm disa javë para zgjedhjeve. Ndërkohë, votuesit mund të kërkojnë një fletëvotim me postë dhe, në disa shtete, ata duhet të japin një arsyetim.

Në varësi të shtetit, ata që votojnë në mungesë, mund ta dorëzojnë votën e tyre personalisht, ose ta dërgojnë me postë.

Republikanët zakonisht e kundërshtojnë votimin me postë duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla, ndërsa demokratët mbështesin metodat e ndryshme të votimit, me argumentin se është më demokratike që të gjithë të lejohen të thonë fjalën e tyre – dhe jo vetëm ata që mund të shkojnë fizikisht në një qendër votimi.



AlbaniaWeb.net