12 emigrantët e larguar nga Gjadri mbërrijnë në Bari, do të dërgohen në qendrën e pritjes, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari të Italisë.
Shtatë bangladeshas dhe pesë egjiptianë do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari.
Agjencia e lajmeve Ansa,raporton se një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave, i cili do të funksionojë nga dita e nesërme.
Kjo, sipas burimeve të Ansas, është mjeti rregullator që po punohet për “zgjidhjen” për të cilën foli dje kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas vendimit të Gjykatës së Romës.
Ditën e djeshme seksioni i emigracionit në Gjykatën e Romës nuk e ka vërtetuar ndalimin e tyre brenda qendrës.
Në orët e ardhshme më pas emigrantët do të hipin në varkën e patrullimit të mbërritur në Bari.
Emigrantët që u kthyen sot në Itali nga Shqipëria dhe mbërritën në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, u shfaqën, sipas ANSA-s, “të frikësuar dhe të tronditur”.
Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali.
AlbaniaWeb.net