Sat, Oct 19, 2024

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina i pret rrugën “Mercedes-it”, mjeti luksoz bëhet ‘copë e çikë’, shoferi merr plagë të rënda në kokë

  • PublishedOctober 19, 2024

Dy makina tip Mercedes janë përplasur në hyrje të Lungomares në Vlorë. Automjetet kanë qenë duke ecur në korsinë e tyre ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i ftohtë për në Skelë, për të shmangur përplasjen Benzi është përplasur me një palmë anës rrugës, duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të rënda në kokë, më pas është transportuar për në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje.



AlbaniaWeb.net