Sun, Nov 24, 2024

Bagëti e Bujqësi/ Fushë Studen fshati i beqarëve, banorja kërkon nuse për djemtë: Nuk vijnë në fshat vajzat

  • PublishedOctober 19, 2024

Pavarsisht se infrastruktura në fshatin Fushë Studen në Librazhd është shtuar, prindërit kanë një merak.

Fëmijët po iu ngelin pa martuar, shqetësim që e tregon për “Bagëti e Bujqësi” njëra prej banoreve.

Si nënë e shumë fëmijëve ajo tregon se djemtë nuk i ka të martuar, kjo sepse vajzat tashmë nuk dëshirojnë të vijnë në fshat.

Këtu në Shqipëri kam dy çna edhe një gocë. Janë në moshën 35-vjeçare, të pamartuar. Nuk duan çunat, por nuk ka as vajza. Nuk vijnë.

Nuk e duan vajzat fshatin se ka punë, ka lopë, patate dhe punë të tjera. Kemi kërkuar nuse për djemtë por nuk ka, kanë ikur në qytetet kryesore”, tha ajo.

 



AlbaniaWeb.net