Valeri bën deklaratën e fortë: Bled Mane më ka dërguar foto hot!
Valer Kolnikaj gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ka rrëfyer publikisht një situatë të papritur që i ka ndodhur me gazetarin Bledi Mane.
I pyetur në një emision televiziv nëse i kanë kërkuar numrin në prapaskenë meshkujt shqiptarë të showbizit, Valeri përmendi situatën me Manen.
Sipas tij, Mane i ka dërguar një foto ‘hot’ dhe priste që Valeri t’ia kthente.
“Të them një, Bledi Mane. Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje.
Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund. Luaj pa komplekse. Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’. E më dërgoi një foto kështu.
Është bërë e modës më dërgo një foto hot. Unë I them që të gjitha fotot hot që bëj i bëj që ti shoh e gjithë Shqipëria.
Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja. Nga ai moment nuk jemi takuar më”,-përfundoi Valeri.