Sat, Oct 19, 2024

VIDEO/ Goli i parë me Al Ittihad, Mitaj lë gjurmë në Arabinë Saudite

  • PublishedOctober 19, 2024

Mario Mitaj ka gjetur golin me Al Ittihad. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar ndaj Al Qadisiya, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin arab.

Mitaj “tundi rrjetën” në minutën e 81-të, ndërsa përveç golit, ndihmoi ekipin në marrjen e 3 pikëve. Për 21-vjeçarin ky ishte goli i parë me fanellën e kësaj skuadre.

Ai ka besimin e plotë të trajnerit francez Blanc, i cili po i jep minuta të rëndësishme. Al Ittihad renditet në vendin e dytë.

AlbaniaWeb.net