Sun, Oct 20, 2024

Dasma e vitit/ Kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e Lori Hoxhës?

  • PublishedOctober 20, 2024

Trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel”, celebroi dje në martesë në një dasmë me 200 të ftuar, dashurinë e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin.

Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar dhe kjo dasmë tashmë në Tiranë bëhej nga familja e dhëndrit. Duke respektuar kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, ndonëse të ftuar në mbrëmje kishte shumë personazhe të njohur të jetës publike.

Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë.

Prezentë në këtë event, kishte shumë personazhe të njohur nga bota e media dhe politikës.

Kryetari i Bashkisë Tiranë me bashkëshorten Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryeministrit Linda Rama, Tom Doshi, ishin disa nga emrat e politikës; ndërkohë nga televizioni ishin prezentë: Grida Duma, Xhemi Shehu, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Armina Mevlani, Elvana Gjata, Valdrin Sahiti, etj. Ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores ikonë të “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila nga sa kuptohet në postimet në instagram, ndodhet në Londër me të gjithë familjen.

Nusja
Lori shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit, që i vinte në pah linjat dhe e bënte të xixëllonte në skenë nga detajet e punuara me gurë dhe temina.

Dekori
Me një tavan floral, ndriçim të ulur, shandelierë dhe qirinj të ndezur, ishte menduar dekori i dasmës, që për nga investimi duket të ketë qenë shumë e kushtueshme./Newsbomb.al