Gresa akuzon Rovena Stefën për vjedhje të këngës, ja si reagon këngëtarja
Debatet kanë nisur në Big Brother VIP Kosova.
Gresa dhe Rovena Stefa zhvilluan një bisedë të tensionuar, ku aktorja akuzoi këngëtaren për një këngë të vjedhur.
Kjo akuzë e çoi diskutimin në një nivel të ri, duke e bërë të duket se tensionet mes tyre po rriteshin.
Rovena, e cila e mbajti qetësinë e saj, i përgjigjej me siguri, duke theksuar se nuk kishte vjedhur asgjë dhe se kishte të drejtat autoriale për këngën. Ajo madje shpjegoi se kishte blerë të drejtat nga një kompozitor turk për të pasur mundësinë të krijonte këngën në gjuhën shqipe.
Në mbrojtje të Rovenës, Drenusha hyri në diskutim, duke theksuar se është e qartë që një këngë do të fshihej nëse nuk ka të drejta autoriale.