Konkurrente në “Kënga Magjike”, Blerina Braka tregon kuptimin e këngës
Blerina Braka konkurroi mbrëmjen e sotme me këngën “Mirëmëngjes” në “Kënga Magjike”, një tekst i shkruar nga Elios Shuli.
Siç dhe vetë artistja e përmendi, është një dedikim për motrën e saj dhe bashkë me të, edhe për shumë gra të tjera që kanë vuajtur po njësoj si ajo nga një marrëdhënie.
“Është një dedikim, është një pjesë e përjetuar nga motra ime, e cila ka pasur një jetë me probleme, si shumica e grave në Shqipëri”. Më lidhet me historinë time dhe kur e këndoj, realisht hyj, sepse kujtoj atë pjesë që ka përjetuar ime motër, sigurisht kur je në familje… Është një pjesë që e kam përjetuar edhe unë vetë“,– tha ajo duke falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këngës.