Kualitetet bëjnë diferencën, Mbappe-Vinicus nderojnë Real Madrid
Real Madridi i’a del të triumfojë sërish, këtë herë me jo pak vështirësi ndaj ekipit të Celta Vigos në transfertë 1-2. Ekipi kampion i Evropës, arriti të fitonte në një transfertë të vështirë siç është ajo e Vigos, ku diferencën e bënë kualitetet që “Los Blancos” kanë në gjirin e tyre.
Sfida nisi shumë mire për madrilenët që e pane veten në avantazh, që në minutën e 20, teksa ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, I cili përfitoi nga një gabim i mbrojtes vendase, për të goditur saktë në hyrje të zonës së rreptësisë, për golin e avantazhit. Vendasit u përpoqën të reagonin për të gjetur golin e barazimit, gol të cilin e rrealizun me fillimin e pjesës së dytë, ku Swedberg përfitoi Brenda zones, I vetëm pas pasimit që mori nga e djathta për ta shtyrë topin në rrjetë.
Megjithatë lojtarët e mëdhenj dine të nxjerrin ekipin nga situate të vështira, këtë bënë miqtë, të cilët realizuan golin e epërisë në minutën e 66, teksa ishte kroati Luka Modriç, që dhuroi një assit fantastik për Vinicius, I cili shmangu edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Avantazhi i madrilenëve mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht se Celta Vigo tentoi golin e barazimit deri në sekondat e fundit, ku ishte Courtois dhe fati, që anoi në anën e skuadrës së Ancelottit.
Një fitore shumë e rëndësishme, për Real Madrid, që për momentin ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona, por me këta të fundit që do të luajnë të djelën në mbrëmje sfidën e tyre të javës së 10, ndaj Sevillas.