Sat, Nov 23, 2024

“Dua dy vajza”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?

  • PublishedOctober 20, 2024

Moderatorja e njohur Kiara Tito  zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm…

Në një intervistë Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.

E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar.

Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se:

Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë  shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.