Ç’ndodhi? Mevlani nis ditën me lot brenda ‘BBVK’: T’kam premtu që s’do qaj
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlan Shaba është shfaqur i mërzitur dhe i emocionuar teksa qëndronte i vetëm në oborr. Ai ka filluar të qajë teksa i kërkon nënës së tij që të mos mërzitet për të.
“Plakë mos u mërzit se qaj unë, edhe të pata premtuar se s’do të qaj, por më merr malli nganjëherë. Ti e di që nuk rri pa të marrë në telefon 3-4 herë në ditë, e s’te kam parë tash e sa ditë”.
Më tej ai vazhdon:
“Por të premtoj që s’do të qaj më, sot është hera e fundit”