Tue, Oct 22, 2024

Debat i ashpër gjatë Prime mes Gresës dhe Rezartit: Të largohet nga shtëpia sonte

  • PublishedOctober 21, 2024

Debate të ashpra janë zhvilluar mes banorëve të “Big Brother Vip Kosova” gjatë Prime-it.

Një gjë e tillë ka ndodhur mes Gresa Gashit dhe aktorit Rezart Veleshnjës, pasi ky i fundit e ka ofenduar në forma të ndryshme.

Debati i tyre ka vazhduar edhe gjatë spektaklit, derisa iu prezantua klipi i përplasjes që patën në ditët e kaluara.

Ordiner, mashtrues, manipulues. Duhesh me dalë direkt prej kësaj shtëpie”, iu drejtua Gresa, Rezartit.

Aktorja e akuzoi Rezin se i kishte thënë prostitutë në mënyrë indirekte, por përmendi edhe emra nga jashtë.

Mes tjerash, Rezi e krahasoi atë me këngëtaren Fifi. Debati mes tyre nuk përfundoi me paqe, por u la pezull.

Nuk dihet sesi do vijojë marëdhënia e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.