Mon, Oct 21, 2024

Del VIDEO e arrestimit të Ilir Metës, ish-presidenti bën rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga makina, efektivët e tërheqin me forcë

  • PublishedOctober 21, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK.

AlbaniaWeb.net ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit të ish-presidentit, në momentin kur ai ndalohet nga forcat e policisë.

Meta në fillim nuk pranoi të merrej nga forcat policore, duke i bërë rezistencë, me këta të fundit që u detyruan ta merrnin me forcë në makinë.

Ish-presidenti akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.



AlbaniaWeb.net