Sun, Nov 24, 2024

“Demi” thyen Romën, Inter futet në garë për titull, por Inzaghi frenon: Është herët të flasësh (VIDEO)

  • PublishedOctober 21, 2024

Inter del me 3 pikë nga kryeqyteti, një sukses minimal 0-1 përballë Romës, por shumë i rëndësishëm pasi i vendos zikaltërit menjëherë pas Napolit kryesues, me 2 pikë diferencë. Simone Inzaghi i falet kapitenit Lautaro, me “demin” që realizoi golin e fitores, por kjo rezultoi një transfertë me shumë kosto për Inzaghi-n i cili humbi shërbimet e Calhanoglu dhe Acerbi që në pjesën e parë. Situata bëhet shqetësuese, mbi të gjitha në mesfushë pasi listës së lojtarëve të dëmtuar i shtohen Asllani dhe Zielinski.

Inter tentoi në çdo formë gjatë pjesës së parë të zhbllokonte ndeshjen, por Thuram nuk ishte i saktë në asnjë moment. Nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 60-të erdhi dhe goli i avantazhit, me Martinez që me një predhë të vërtetë dërgoi topin në rrjetë. Roma u përpoq të reagojë, por Sommer dhe shtylla iu bënë pengesë duke bërë që në fund festa të ishte e gjitha për “popullin” zikaltër.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Lautaro i artë”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ky sukses fut Inter në garë për titull, por i pyetur për këtë trajneri Inzaghi qëndron me këmbë në tokë: “Këtë do ta thotë koha. Ekipet janë përforcuar shumë dhe të gjitha dëshirojnë të fitojnë titullin, ashtu si Inter”.

()

AlbaniaWeb.net