Sat, Nov 23, 2024

“E tërhoqën zvarrë, nuk e dëgjonin”, ishte në makinë në momentin e arrestimit të Metës, dëshmitari: Nuk pati rezistencë, u kërkoi…

  • PublishedOctober 21, 2024

Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës:

Zoti meta është shkëlqyeshëm, pamjet që patë janë shpërndarë nga struktura kriminale e SPAK, që u kujdes ta servitë si show. Po shikoja disa portale. Meta nuk është frikacak, nuk kishte eskortë. Nuk pati rezistencë, u kërkoi mandatin dhe ata në asnjë moment nuk dëgjonin fjalën e zotit Meta, e tërhiqnin me forcë. Më pyesnin ‘kush je ti’. Na tërhoqën nga bluza na tërhoqën zvarrë, nuk ushtruam asnjë lloj rezistence.

 



AlbaniaWeb.net