Mon, Oct 21, 2024

Në fund të kontratës me Liverpool, Van Dijk: Ju flas për të ardhmen

  • PublishedOctober 21, 2024

E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet në dyshim, teksa mbrojtësi holandez i The Reds aktualisht ka edhe pak muaj nga kontrata e tij që skadon në qershor 2025.

“Diskutimet janë duke vazhduar, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Vëmendja ime është tërësisht te Liverpool, dua të fitoj ndeshjet dhe asgjë tjetër. Për momentin nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë. Mund t’ju them vetëm se kanë filluar diskutimet dhe do të shohim” – tha ai. 33 vjeçari numëron mbi 150 ndeshje me Liverpool.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net