Mon, Oct 21, 2024

NOTAT/ Bie Empoli, por Ismajli limiton Lukakun, Gjimshiti rikthehet me fitore, Ramadani përjeton makthe (VIDEO)

  • PublishedOctober 21, 2024

3 fitore radhazi në Serie A mbajnë Napolin e Conte-s në krye. Blutë thyen edhe Empolin duke i shkaktuar ekipit të Ismajlit humbjen e parë në shtëpi. Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë, u pa qartë që në fillim, ku Lukaku me shokë e kishin të vështirë të depërtonin në zonë. Pas një pjese të parë të mbyll me rrjeta të paprekura, Napoli fitoi në 11-metërsh në minutën e 60-të, i konvertuar në gol nga Kvara.

Në fund ky rezultoi një gol 3 pikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar. Në përfundim të ndeshjes, Ismajli u vlerësua me notën 6, nota më e lartë në prapavijë, pasi qendërmbrojtësi kuqezi arriti të kryejë saktë detyrën e tij duke neutralizuar një gjigand si Lukaku.

Ismajli Nota
Ismajli Nota

Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Atalanta. Berat Gjimshiti u rikthye në fushë pas dëmtimit të pësuar duke udhëhequr prapavijën bergamaske në transfertë përballë Venezia-s. Ekipi i Gaspetinit zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë. Pasalic dhe Retegui gjetën rrugën e rrjetës duke mbyllur llogaritë me Venezia-n, një fitore që i fitore që i sposton në vendin e 6-të.

Ashtu si Ismajli, edhe Gjimshiti u vlerësua nga mediat italiane me notën 6, limitoi në maksimum një klient si Carnesecchi.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

Në javën e tetë të Serie A, Lecce e Ylber Ramadanit përjetoi makthe përballë Fiorentinës, me ekipin vjollcë që siguroi një fitore të thellë 0-6 në transfertë. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të. Ramadani, ashtu si i gjithë ekipi i Lecce-s u vlerësua me notë shumë të ulet.

()

AlbaniaWeb.net