Sun, Nov 24, 2024

“Respektoj Theo Hernandezin”, Dimarco: Kam patur disa momente të vështira në karrierë

  • PublishedOctober 21, 2024

Federico Dimarco, mbrojtësi i Interit ka folur për karrierën e tij, në një intervistë për “BSMT”. Dimarco ka përmendur momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa tha diçka edhe për modelin e frymëzimit.

“Momenti më i vështirë në karrierë? Kur u lëndova te Sion dhe më pas humba djalin. Ishin pesë muaj shumë të vështirë. Falë ndihmës së bashkëshortes ia dola. Ajo gjithmonë përpiqej të më gëzonte. Thoshte fjalë të rëndësishme për të më ndihmuar. E kalova falë saj.”

“Model frymëzimi? E di që shumë njerëz do më ofendojnë për këtë, por unë respektoj shumë Theo Hernandez-in. Ka dhe lojtarë të tjerë. Çdo lojtar është ndryshe. Unë gjithmonë përpiqem të vjedh diçka dhe ta bëj timen. Kur isha i vogël shikoja shumë video dhe u bëra ky që jam sot. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me Materazzi-n, sepse kemi të përbashkët pasionin për Interin.”, deklaroi Dimarco.

AlbaniaWeb.net