Sun, Nov 24, 2024

Rovena Stefa zbulon se çfarë fshihet pas këngës “Burrë të martuar dashurova”

  • PublishedOctober 21, 2024

‘Burrë të martuar dashurova‘ është padyshim kënga hit e Rovena Stefës. Këtë këngë, Rovena e ka kënduar disa herë që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por duket se pas saj fshihet një histori.

Ndërsa e këndonte këngën në oborrin e shtëpisë, Rovena nxiti kuriozitetin e banorëve rreth historisë së këngës dhe rrëfeu se ajo vetë ka pasur një histori të ngjashme.

“Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori ia tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime. Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave.”