Tue, Nov 26, 2024

Detaje shokuese nga vdekja e Liam Payne, ja çfarë zbuloi autopsia

  • PublishedOctober 22, 2024

Një raport autopsie ka zbuluar se këngëtari i njohur Liam Payne, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas rrëzimit nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, kishte gjurmë të disa substancave narkotike në trup, mes tyre edhe ‘kokainën roze’.

Payne, ish-anëtar i grupit të famshëm të muzikës Pop, One Direction, vdiq në moshën 31-vjeçare pas rënies nga kati i tretë i hotelit CasaSur në Argjentinë.

Rezultatet paraprake të testeve toksikologjike kanë treguar praninë e disa substancave të rrezikshme në trupin e Payne, përfshirë kokainën, benzodiazepinën, crack cocaine dhe ‘kokainën roze’, një përzierje e drogave si metamfetamina, ketamina dhe MDMA. Autopsia gjithashtu konfirmoi se Payne vdiq menjëherë si rezultat i plagëve të shumta pas rënies nga një lartësi prej rreth 13 metrash.

Një testim shtesë është duke u kryer për të përcaktuar natyrën e substancave të gjetura në dhomën e tij të hotelit, përfshirë pluhurin e bardhë dhe kristalet kimike që nuk janë konfirmuar ende plotësisht si kokainë. Po ashtu, një tub alumini, zakonisht i përdorur për të konsumuar crack cocaine, u gjet në dhomën e tij.

Policia argjentinase po kërkon trafikantin që furnizoi Payne, ndërsa dy anëtarë të stafit të hotelit janë duke u hetuar si të dyshuar për furnizimin me drogë në ditët para tragjedisë. Raportohet se droga ishte fshehur në një kuti sapuni ‘Dove’, që më pas u gjet nga hetuesit në dhomën e tij pas vdekjes.