“Nuk do pranojmë deklarimet e pagave siç doni ju”, Rama: Kjo lojë do mbarojë, është njësoj si faturat e energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e bashkëbisedimit me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve.
Në fjalën e tij, ai u shpreh:
“Ne nuk do i pranojmë deklarimet e pagave siç doni ju. Loja deklaro pagën 600 euro ndërtim dhe ne marrim sigurimet shoqërore 600 euro dhe ja çojmë pensionistëve. Kjo lojë do të mbarojë me pagat. Institucionet e së ardhmes nuk do ta pranojnë mbi bazën e analizës së riskut, mbi bazën e inteligjencës artificiale. Thirrja ime është, ju lutem që të gjithë kompanitë të deklarojnë pagat reale dhe të mos luajnë me zjarrin. Kjo është njësoj si faturat e energjisë elektrike. Duket në pamje të parë më e vështirë për tu sistemuar, por falë teknologjisë është e sistemueshme. Nëse në këtë marrëdhënie institucionet do të ndeshen me kokëfortësi, do t’iu jepet një mundësi e dytë të gjithëve. Do t’i kthehet do t’i thuhet nuk e ke kaq, reflekto”, tha Rama.
AlbaniaWeb.net