FOTO/ Tashmë trajner i Tiranës, Shkëmbi kthehet 9 vite përpara dhe bëhet nostalgjik për Skënderbeun në Europë
Bledi Shkëmbi është pjesë e Tiranës prej pesë muajsh në një aventurë ku ka provuar dhe Europën. Bardheblutë nuk ia dolën të kalonin asnjë tur, pasi ishte Torpedo Kutaisi që iu ndërpreu rrugëtimin në mes.
Gjithsesi Shkëmbi është bërë nostalgjik në Europë përmes një klubi tjetër. Skënderbeu, me të cilin ishte pjesë e historisë, si kapiten i tij.
Përmes rrjeteve sociale, trajneri aktual i Tiranës është kthyer plot 9 vite përpara. Më 22 tetorin e vitit 2015, Skënderbeu luante kundër Sportingut të Lisponës.
Një sfidë e humbur 5 me 1 në transfertën portugeze. Sigurisht që ishte moment krenarie, pasi përfaqësohej Shqipëria në Ligën e Europës.
Kujtimi i shpërndarë nga Bledi Shkëmbi: