Mon, Nov 25, 2024

Habit moderatorja: Erdha për punë dhe gjeta burrë!

  • PublishedOctober 23, 2024

Moderatorja e “Goca dhe Gra”, Xhilda Luzi, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur lidhur me jetën e saj profesionale dhe atë private.

Lidhur me këtë të fundit ajo rrëfehu historinë e njohjes me partnerin e saj, të cilin e njohi në një moment tepër të papritur.

Por në një takim rastësor punë në ambientet e ‘Top Channel’, edhe pse u paraqit për një vend pune, Xhilda tregoi se u dashurua dhe në fakt gjeti partnerin e jetës së saj.

“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, tha ajo duke qeshur.

Xhilda tregoi edhe historinë familjare, e ardhur nga një familje me prindër të divorcuar, por me një marrëdhënie korrekte me njerkën, Xhilda shtoi se gjithmonë ka dashur t’i pëlqejë babait të saj.