Sun, Nov 24, 2024

Sa dhimbje! E dashura e Liam zbulon se kishin planifikuar të martoheshin së shpejti

  • PublishedOctober 23, 2024

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, pak momente më herët ka bërë një dedikim prekës për partnerin e saj të ndjerë që humbi jetën më 16 tetor pasi u hodh nga kati i tretë i një hoteli që po qëndronte në Argjentinë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Insatagram-it, teksa ndau disa fotografi me copëza lumturie që ka kaluar me Liam, ajo gjithashtu zbuloi nëpërmjet shkrimit të saj se vitin e ardhshëm kishin planifikuar për dasmë. Krahas një fotoje të çiftit të përqafuar bardh e zi, Kate Cassidy , 25 vjeç, tha se zemra e saj ishte ‘e këputur’.

“Ti solle kaq shumë dritë në jetën time. Disa javë më parë, ne u ulëm jashtë në një mbrëmje të bukur duke manifestuar jetën tonë së bashku. Unë e mbaj shënimin tënd afër, edhe pse më ke thëne të mos e shikoj. Aty thuhej: “Unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti/të fejuar dhe së bashku përgjithmonë 444”. Liam, e di që do të jemi bashkë përgithmonë, por jo ashtu siç kishim planifikuar. Do të jesh githmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës. Unë do të të dua për pjesën tjetër të jetës sime dhe më shumë, duke mbajtur me vete ëndrrat dhe kujtimet tona kudo që shkoj. Përgjithmonë e jotja!”

Cassidy, u largua nga Argjentina dy ditë para vdekjes së Liamit në Buenos Aires, ku ata fillimisht kishin fluturuar për të parë koncertin e ish shokut të tij të grupit Niall Horan më 4 tetor.