“Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së”, Von der Leyen ndan detaje nga takimi në Kryeministri me Ramën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka ndarë detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Ajo theksoi se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe se vizioni e durimi po shpërblehen.
“Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe po shpërblehet”, ka shkruar ajo në X.
Glad to start my Western Balkans tour in Albania with my friend @ediramaal
Albania is making great strides towards the EU.
It is the result of many years of hard work.
Dear Edi, you have shown both vision and patience.
And it’s paying off. pic.twitter.com/7jrVmdjtXZ
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 23, 2024
AlbaniaWeb.net