Sun, Nov 24, 2024

Shtutgart “zbut” Juven, Motta pranon disfatën, por kërkon reagim: Të kthehemi të fortë kundër Inter

  • PublishedOctober 23, 2024

Atëherë kur të gjithë mendonin se Juve ishte rikthyer në nivele të larta, Shtutgart i shkaktoi një humbje të rëndë, i zbret me këmbë në tokë.  22 raste, 10 gjuajtje në kuadrat brenda në “Stadium” janë shifra që tregojnë qartë dominimin e ekipit gjerman. “Zonja e Vjetër” ishte thjesht me fat që doli me një humbje minimale 1-0, pasi ekipi i Thiago Motta-s nuk shfaqi asnjë detaj pozitiv.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, Shtutgart gjeti golin e avantazhit në minutën e 48-të, por me ndihmën e sistemit VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Për të komplikuar akoma më shumë këtë takim mendoi kapiteni Danilo i cili u ndëshkua dy herë më karton të verdhë, në rastin e fundit, në minutën e 84-ët, shkaktoi dhe penallti. Perin bëri heroin për Juve duke mbajtur “Zonjën e Vjetër” në lojë, por nuk ishte e thënë që Shtutgart të dilte me një pikë nga kjo transfertë pasi në shtesë, në minutën e 92-të, Toure dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar fitoren ekipit gjerman.

Tuttosport
Tuttosport

Motta, kjo është e shëmtuar”. Shkruan TuttoSport në faqen e parë. Thiago Motta pranon verdiktin që dha fusha, por kërkon nga ekipi i tij një reagim të shpejtë: “Sigurisht, ata e merituan fitoren, bënë më mirë që nga fillimi. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje për t’u rikthyer menjëherë të fortë kundër Inter”.

()

AlbaniaWeb.net