Sot seanca për masën, Ilir Meta mbërrin në Gjykatën e Posaçme
Ish presidenti Ilir Meta lë bllokun e sigurisë dhe mbërrin në Gjykatën e Posaçme.
Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha raporton se kreu I Partisë së Lirisë do të njihet sot me masën e sigurisë ndaj tij.
Në dyert e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ka mbërritur babai i Erisa Xhixhos, Pirro Xhixho.
Seanca në GJKKO pritet të nisë në orën 09:30, për të akuzuarit, ndërsa deri më tani i arrestuar është vetëm Ilir Meta.
AlbaniaWeb.net