Sun, Nov 24, 2024

Mou “thumbon” dy skuadrat e Manchester-it, “The Special One” batuta dhe sarkazëm për të shkuarën e tij në ishull

  • PublishedOctober 24, 2024

Jose Mourinho vazhdon të bëjë Jose Mourinhon. Një prej teknikëve më fitues në historinë e futbollit evropian edhe pse ka vite tashmë që me skuadrat që ka drejtuar nuk po arrin dot më të sjellë trofe të rëndësishëm, ai sërish mbetet në qendër të vëmendjes tek mediat, për vetë personazhin unik që përfaqëson në botën e futbollit.

Së fundmi kanë bërë bujë batutat e tij, ndaj dy skuadrave të Manchesterit, Cityn dhe United, ndaj së cilët do të përballet me Fenerbahçen e tij, në sfidën e vlefshme për Europa League.

Sigurisht gazetarët nuk mund të mos e ngacmonin Moun për eksperiencën e tij të fundit në ishull tek United, me të cilat Jose nuk pati ndarjen perfekte, megjithatë ai e shmang së qenurit nostaligjik për ish skuadrën e tij.

 “Nuk jam i lumtur nëse gjërat te Mançester Junajtid nuk shkojnë mirë. Unë kam qenë i lumtur atje, kemi fituar Ligën e Europës dhe kemi siguruar një vend të dytë në Premier Ligë. I uroj gjithmonë më të mirën e mundshme. Më duhet të them se nuk kam menduar për ata as edhe një minutë, pasi nuk kam kohë.

Më pas Mourinho nuk harron të përmend edhe rivalët e United, duke thumbuar “qytetarët” mbi faktin se ndaj tyre ka nisur një proces gjyqësor, i cili nëse në fund do të provohen akuzat ndaj Cityt, atëherë United mund të marrë titullin, si skuadra e renditur në atë sezon në vendin e dytë. Edhe në këtë rast Mourinho e ka gati batutën:

“Në të vërtetë, nëse do të dënojnë Mançester Sitin, do të kishim ende mundësinë të fitonim atë kampionat. Në atë rast, shpresoj që të më paguajnë një bonus dhe të më dërgojnë një medalje”.

AlbaniaWeb.net