Antonela Berisha i rikthehet jetës normale, pritet me lule: Mirë se u ktheve bisha
Pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës dhe javëve në arrati, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.
Pasi u vetëdorëzuan, Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën, Marielën. Tashmë ish-konkurentja e ‘Përputhen’ ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.
Atë e kanë “mbuluar” në lule miqtë, të afërmit dhe bashkëpuntorët. Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.