Thu, Oct 31, 2024

E rëndë në Bosnje, 14-vjeçari vret me thikë oficerin brenda stacionit të policisë

  • PublishedOctober 25, 2024

Një 14-vjeçar ka hyrë në një stacion policie në Bosnje mbrëmjen  e së enjtes duke vrarë me thikë një oficer dhe plagosi një tjetër, me sulmin që ka ndodhur në qytetin Bosanska Krupa, 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Sarajevë.

“Një oficer ka vdekur dhe tjetri është plagosur”, tha Ramo Isak, ministër i brendshëm për federatën boshnjako-kroate.

Autori i lindur në vitin 2009, u arrestua, me prokurorët që kanë nisur një hetim, sipas asaj që raportojnë mediat.

“Kjo është shumë e trishtueshme. Ajo që na habiti është se bëhet fjalë për një të mitur 14 vjeç, i cili guxoi të sulmonte oficerët në një komisariat. Është një kambanë alarmi për shoqërinë tonë”, tha shefi i policisë rajonale Adnan Habibija.

Masat e sigurisë janë shtuar pas sulmit, tha policia.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në Bosnje, pasi në qershor të vitit të kaluar, një 13-vjeçar plagosi me armë zjarri një mësues në një shkollë.



AlbaniaWeb.net