Wed, Oct 30, 2024

Ish-presidenti Meta në burg, djali i tij merr CD e seancës gjyqësore

  • PublishedOctober 25, 2024

Djali i Ilir Metës ka marrë CD e seancës gjyqësore.

Gazetarja, Anila Hoxha raporton se djali i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës në të cilën u mbajt me dyer të  mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë.

Ish-presidenti u arrestua të hënë pranë Casa Italia në Tiranë më urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.


AlbaniaWeb.net