“BBVK”/ Spektakël me surpriza, Burimi rrëfen jetën plot vështirësi
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të “BBVK”, një prej banorëve, Burimi, është surprizuar nga vëllai. Duke qenë i rrethuar nga fotografitë e familjes së tij, Burimi ka ndarë kujtime të rëndësishme për babain e tij dhe vështirësitë që ai ka kaluar.
Ai tregon se në klasën e gjashtë, kuptoi se nuk do të mund të rritej më, gjë që i ka ndikuar thellë dhe pas kësaj është rrëfyer lidhur me bullizmin që ai ka përjetuar nga shoqëria disa vite më parë.
Një nga momentet më prekëse për të ka qenë kujtimi për mesuesen e tij të parë, e cila i ka dhënë gjithmonë dashuri dhe mbështetje, duke e konsideruar atë si djalin e saj.
Kjo lidhje ka qenë një burim forcë për Burimin gjatë sfidave të tij.
Ai gjithashtu ka ndarë ndjenjat e tij të thella për momentin e vdekjes së prindërve, duke e cilësuar si një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.