Beyonce krah Harris: Jam këtu si një nënë!
Këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Beyonce, së fundmi është parë si asnjëherë tjetër. Ajo është shfaqur për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.
Ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.
“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë!,” tha Beyonce një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.
“Le të jemi të qartë: nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin,” tha Harris, e cila u ngjit në të njëjtën skenë, kur u bë kandidate zyrtare për presidencialet.