Diell dhe kthjellime/ Parashikimi i motit, temperatura deri në 27 gradë C
Këtë të shtunë te vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë perëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Megjithatë vija bregdetare dhe pjesërisht zona e ulët do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
AlbaniaWeb.net