Sun, Nov 24, 2024

“Siç keni parë nga ngjarjet e fundit të korrupsionit”, Rama për Metën: Prona është përdorur jo si mall i babait, por si i vjehrrit pasi do të ndash të bijën

  • PublishedOctober 26, 2024

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në New York komentoi edhe për akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta tashmë të arrestuar dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Rama: Nuk jeni vetëm ju, ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore.

Antikomunistët që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre, trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve.

Sa herë është ndërhyrë, aq herë është shtuar konfuzioni, ajo që po bëjmë dhe është një nga kushtet më të vështira dhe sfiduese është sistemimi i të gjithë sistemit të pronës në kadastër digjitale.

Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit, prona është përdorur jo si mall i babait, por si mall i vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën.



AlbaniaWeb.net