Fri, Nov 22, 2024

Trump “e urren” Taylor Swift, por ja çfarë bën mbesa e tij

  • PublishedOctober 26, 2024

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump dhe vajza e saj Arabella morën pjesë në koncertin më të fundit të Taylor Swift në Miami, Florida.

Kjo edhe përkundër faktit që Swift doli publikisht në përkrahje të Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale, që garon kundër Donald Trumpit. Mësohet se Ivanka e dërgoi të bijën me mikeshat e saj “për të parë një nga artistët e preferuar të vajzës së saj” në stadiumin Hard Rock fundjavën e kaluar, zbuluan burimet për Page Six.

Megjithatë, Donald Trump, nuk e ndan të njëjtin pëlqim për këngëtaren Swift.

Muajin e kaluar, kandidati republikan bëri një postim në Truth Social duke shkruar: “E urrej Taylor Swiftin”, pasi kjo e fundit zyrtarisht i doli në përkrahje kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e ardhshme.