Sat, Oct 26, 2024

VIDEO/ Goleadë në “El Classico”, Barcelona i jep leksione futbolli Realit

  • PublishedOctober 26, 2024

Barcelona ka triumfuar thellë 0-4 në “El Classico” ndaj Realit, në ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”.

Madrilenët treguan shumë dëshirë në pjesën e parë dhe disa herë u shfaqën rrezikshëm para portës së kundërshtarit.  Në krahun tjetër, në minutën e 28-të, Pedri tentoi nga larg, duke lëshuar sinjale të qarta.

(VIDEO)

(VIDEO)

Mbappe “ndezi” festën e Los Blancos në minutën e 30-të teksa realizoi me parabol, por gjithsesi goli u konsiderua pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, katalanasit morën situatën në dorë, teksa “tundën rrjetën” dy herë me Lewandowskin. Ekipi i Flick siguroi fitoren pas golave të Yamal dhe Raphinha. Barcelona kryeson me 6 pikë diferencë.


AlbaniaWeb.net