Sun, Oct 27, 2024

“I lumtur dhe krenar”, Lewandowski pas suksesit ndaj madrilenëve: Nuk është e lehtë t’i shënosh 4 gola Realit në këtë stadium

  • PublishedOctober 27, 2024

Barcelona arriti të mposhte thellë me poker golash 0-4 skuadrën e Realit të Madridit, duke hedhur kështu fuqishëm kandidaturën për të rikthyer titullin kampion në Barcelonë, pas dominimit të Realit sezonin e fundit.

Protagonisti i kësaj sfide  Robert Lewandovski, i cili duket i rilindur me fanellën e Barçës këtë sezon, u shfaq më shumë se i lumtur në përfundim të ndeshjes: Gjëja më e rëndësishme për ne sot ishte që fituam, duke zhvilluar një lojë shumë ofensive, pavarësisht kë kishim përballë. Ndjehem krenar dhe i lumtur, jo vetëm për dy golat e realizuar, por kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën. Nuk është e lehtë të shënosh 4 gola në këtë stadium”.


AlbaniaWeb.net