Mon, Oct 28, 2024

Juve, Locatelli: Besuam se mund të merrnim një pikë, pavarësisht disavantazhit të dyfishtë

  • PublishedOctober 27, 2024

Manuel Locatelli, mesfushori i Juventusit, ka  dhënë mendimin e tij për barazimin 4-4 ndaj Interit.

“Kishim ndjesinë se pavarësisht rezultatit 4-2, mund të ktheheshim në lojë dhe të merrnim një pikë. Ka momente në ndeshje ku duhet të vuash, kur ata krijuan kaq shumë raste pa shënuar, ishte shenjë.Be ja dolëm përsëri që të ngriheshim në këmbë”.

“Trajneri merr vendimet, ai gjithmonë përpiqet të vendosë lojtarët që i sheh më mirë në fushë. Ne kemi një mesfushë të shkëlqyer. Ne duhet të mësojmë ta njohim njëri-tjetrin më mirë, sapo kemi filluar dhe sezoni është ende i gjatë”- tha ai.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net